Tragjedi në Hungari, 12 të vdekur pasi autobusi doli nga rruga dhe u

0%

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku në Hungari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës të së dielës në autostradën M3, pranë Mezökeresztes, rreth 140 kilometra në lindje të Budapestit. Autobusi, në të cilin ndodheshin 59 persona, përfshirë 57 turistë dhe dy shoferë, doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në një kanal.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se shoferi kishte fjetur në timon dhe si pasojë kishte humbur kontrollin mbi autobusin. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 35 persona nga autobusi, ndërsa disa të tjerë kishin mbetur të bllokuar nën të. Për nxjerrjen e autobusit nga kanali janë përdorur edhe vinça.

Shoferi është arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com