Franca është përballur me zjarre të shumta gjatë kësaj vere, ndërsa në kuadër të kësaj janë arrestuar 500 persona. Mediat shkruajnë se Franca po lufton me zjarre të mëdha që kanë djegur qindra mijëra hektarë tokë. Ministria e Brendshme tha se 474 persona janë arrestuar që nga 1 korriku, përfshirë 183 të mitur.
Rreth 70% e të arrestuarve akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa 30% janë për zjarrvënie nga pakujdesia. Franca vazhdon të përballet me fronte të mëdha, ku të premten, më shumë se 500 banorë të një fshati në Francën jugperëndimore u evakuuan nga shtëpitë e tyre për shkak të një zjarri që përfshiu një pyll me pisha. Thatësira e zgjatur në rajon i dha zjarrit përmasa shumë të mëdha.
