Veton Tusha shënon në Slloveni

0%

Skuadra e Celjes e ka mposhtur Naftën në Lendavë me rezultat 3:1. Futbollistët e Celjes e kaluan me sukses provën e parë pas arritjes historike evropiane në mesjavë. Me një formacion shumë të ndryshuar në krahasim me ndeshjen kundër Araratit, ata mposhtën Naftën në Lendavë me rezultat 3:1. Për Celjen kjo ishte fitorja e dytë në katër paraqitje në elitën e futbollit slloven.

Nafta, pavarësisht humbjes së dytë në pesë ndeshje, mbetet në pjesën e sipërme të tabelës. Trajneri i Celjes, Vitor Campelos, e nisi ndeshjen në “Shportni Park” me vetëm dy lojtarë që kishin qenë në formacionin titullar në ndeshjen e së martës kundër skuadrës armene në stadiumin Z’dežele. Megjithatë, edhe rezervistët e nisën shumë mirë ndeshjen.

Pas vetëm 150 sekondash lojë, Veton Tusha e dërgoi në rrjetë topin e kthyer nga portieri i Naftës. Pak më shumë se dhjetë minuta më vonë, pasi vendasit përmes Amadej Marosha dhe Luka Pihler humbën raste të mira për barazim, Celja shënoi edhe golin e dytë. Një gabim të Kimi Lavrenqiq e shfrytëzoi Yaya Dukuly, i cili e mposhti me një goditje të saktë Lucas Erjavshek për 2:0.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Epërsia e hershme e vuri disi në gjumë skuadrën mysafire. Nafta u hodh me guxim në sulm dhe pas pak më shumë se gjysmë ore lojë e ngushtoi diferencën. Pas një goditjeje nga këndi, Luka Poredosh e devijoi me kokë topin në rrjetën e Celjes dhe shënoi golin e tij të parë. Në minutën e 69-të, pas golit të Marko Zabukovnik për 3:1, çështja e fituesit ishte e vendosur.

Nafta do të luajë në javën e gjashtë, të premten, si mysafire e Olimpijës. Ndërkohë, ndeshja e Celjes kundër Radomljes është shtyrë për shkak të angazhimit të Celjes në garat e UEFA-s. Veton Tusha u paraqit deri në minutën e 59-të, ndërsa Milot Avdyli u aktivizua nga minuta e 70-të për Celjen. Maribori kryeson me 9 pikë, i ndjekur nga Celje me 8 (një ndeshje më pak), Nafta 7 pikë etj.

Burimi: Bota Sot