Vedat Muriqi e ka nisur me humbje aventurën e tij të dytë me fanellën e Fenerbahçes. Gjiganti turk u mposht 2-1 nga Gençlerbirliği në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Superligën e Turqisë. Fenerbahçe kaloi e para në epërsi në minutën e 13-të, kur Talisca realizoi për 1:0. Megjithatë, vendasit reaguan dhe arritën ta përmbysin rezultatin.
Tongya barazoi shifrat në minutën e 37-të, ndërsa Olgun shënoi golin e dytë për Gençlerbirliğin në minutën e 56-të, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë dhe në fund edhe tri pikët. Muriqi, i rikthyer këtë verë te Fenerbahçe pas disa vitesh larg klubit, u aktivizua në minutën e 59-të. Sulmuesi kosovar pati dy mundësi të mira për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizojë.
Kështu, rikthimi i Muriqit në kampionatin turk nuk nisi në mënyrën e dëshiruar, ndërsa Fenerbahçe e hap sezonin me humbje dhe do të kërkojë reagim në javët e ardhshme..
