Rita Ora ndez skenën në Poloni, fansat e presin me entuziazëm

0%

Rita Ora ka dhuruar një performancë të fuqishme në BitterSweet Festival në Poznań të Polonisë, ku është pritur nga mijëra fansa. Këngëtarja shqiptaro-britanike u ngjit në skenë më 14 gusht, në kuadër të festivalit që po mbahet në Parkun Cytadela.

Pamjet e publikuara pas koncertit tregojnë një atmosferë elektrizuese, me publikun që këndonte dhe vallëzonte nën ritmet e këngëve të saj më të njohura. Një nga momentet më të veçanta erdhi në fund të performancës, kur Rita zbriti nga skena dhe iu afrua barrierës për të përshëndetur nga afër fansat.

Koncertin ajo e përmbylli me hitin “Anywhere”, duke marrë reagime të shumta nga publiku i pranishëm. Performanca në Poloni vjen pas një vere të ngarkuar për Ritën, e cila gjatë këtij sezoni ka performuar edhe në Austri, Finlandë dhe Maqedoni të Veriut. Me paraqitjen në Poznań, Rita Ora ka vazhduar serinë e performancave të saj në festivalet evropiane gjatë këtij sezoni veror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com