Mbi 100 orë nën rrënoja, 3-vjeçarja shpëtohet gjallë pas tërmetit

0%

Një vajzë 3-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat më shumë se 100 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Kolumbinë perëndimore më 10 gusht. Fëmija u gjet në lagjen Tequendama, duke sfiduar të ashtuquajturën “dritare” kritike prej 72 orësh, brenda së cilës zakonisht konsiderohen më të larta gjasat për të gjetur të mbijetuar.

Momentet e shpëtimit të saj janë pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga ekipet dhe qytetarët e pranishëm në zonë. Sipas mediave kolumbiane, vajza është dërguar menjëherë në spital për trajtim dhe kontrolle mjekësore. Tërmeti me magnitudë 7.4, më i forti që ka goditur Kolumbinë këtë shekull, ka lënë deri tani të paktën 294 persona të vdekur dhe afro 4 mijë të plagosur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonat e prekura, ndërsa familjet ende presin lajme për personat e zhdukur. 🚨🇨🇴A 3-year-old girl was rescued alive after more than 100 hours under the rubble from the earthquake in Colombia. pic.twitter.com/7vIlKFjzcl — Semper Raw ™️ (@SemperRaw) August 15, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com