Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 16 gusht, nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme në qarkullim.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike. Qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
