Zbulohet plani i Klopp për Euro 2028

0%

Trajneri Jurgen Klopp është emri i shumëpritur dhe njeriu më frymëzues për të çuar kombëtaren gjermane drejt sukseseve. Për të ndihmuar rritjen e ekipit të “Pancerave”, Klopp po përkujdeset që disa lojtarë të rinj të arrijnë kulmin e tyre në skuadra sa më optimale.

Ndër emrat më të përmendur, aktualisht 4 janë më bindësit: Finn Jeltsch (Stuttgart) – Klopp dëshiron që qendërmbrojtësi i ri më premtues gjerman të transferohet së shpejti te Bayern. Kjo pritet të ndodhë në verën e ardhshme, një vit para Kampionatit Europian. Jeltsch konsiderohet si “Hummels i ri” dhe vlerësohet 50 mln euro.

Felix Nmecha (Dortmund) – Mesfushori tregoi vlerat e tij në Botëror, por tashmë pritet hapi i radhës. Nmecha, i vlerësuar nga Dortmundi 80-90 mln euro, ka oferta nga Premier League. Klopp do të donte ta shihte në ligën më të fortë në botë, për t’u rritur edhe më shumë. (Një tjetër mesfushor premtues është Tom Bischof, por ai luan te Bayern dhe mjafton të rrisë nivelin e tij në Mynih.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sivjet pritet të jetë titullar në shumë ndeshje.) Said El Mala (Koln) – Sipas Klopp, ky është sulmuesi i majtë më i mirë i momentit në Gjermani. Ai e ka këshilluar djaloshin të transferohet te Dortmundi. Vlera e tij aktuale llogaritet 50-55 mln euro. Nuk përjashtohet mundësia që të kalojë edhe te Bayern, por jo këtë vit.

Nicolo Tresoldi (Club Brugge) – Ka vite që Gjermania pret një qendërsulmues dhe lojtari me origjinë italiane duket se është i duhuri. Për të kanë interes disa klube në Premier League, por edhe Barcelona. Klopp-it i duhet një pikë referimi në sulm, një lojtar më i prirur drejt portës sesa Havertz dhe Woltemade.

Burimi: Bota Sot