Giacomo Vrioni po vazhdon ecurinë e tij me gola në Austri. Ai shënoi ndaj skuadrës së Austria Lustenau, në fund të pjesës së parë duke vazhduar formën e tij të mirë. Asistimi erdhi nga bashkëkombasi i tij, Donis Avdijaj teksa të dy festuan me shqiponjë pas këtij goli. Por dy yjet tanë nuk arritën të përmbysin gjithçka, pasi që u mposhtën me rezultat 2:1.
Burimi:
Bota Sot
