Parandalohen dy raste të kontrabandës në Zubin Potok, konfiskohen

0%

Dy raste të kontrabandimit të mallrave janë parandaluar të shtunën, më , në zonën e Zubin Potokut, pasi dy automjete që dyshohet se po hynin nga Serbia përmes rrugëve ilegale u ndaluan nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të Doganës, rasti është evidentuar më kur zyrtarët identifikuan dy automjetet duke lëvizur në drejtim të Mitrovicës.

Automjetet më pas thuhet se devijuan nga rruga kryesore dhe vazhduan në drejtim të fshatit Varagë. Policia thotë se kur drejtuesit e automjeteve vunë re praninë e zyrtarëve, ata u ndalën në oborrin e një shtëpie dhe tentuan të largoheshin në këmbë në drejtim të arave.

Zyrtarët arritën ta ndalonin njërin prej personave të dyshuar, ndërsa personi tjetër u largua dhe, sipas Doganës, mbetet ende i paidentifikuar. Gjatë kontrollit të dy automjeteve në Terminalin Doganor u gjetën mallra të kontrabanduara, përfshirë produkte ushqimore, produkte higjienike dhe birra të llojeve të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mallrat dhe automjetet bëhet e ditur se janë ndaluar dhe janë dorëzuar në depon përkatëse të Doganës së Kosovës. Për rastet, njoftohet se janë lëshuar dokumentet zyrtare për konfiskimin e mallrave dhe ndalimin e automjeteve, përfshirë dokumentacionin në mungesë ndaj personit ende të paidentifikuar.

“Rasti është duke u trajtuar nga strukturat kompetente të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitë përkatëse hetimore, për dokumentimin e plotë dhe ndërmarrjen e procedurave të mëtejshme ligjore”- shkruan Dogana në njoftimin e saj të datës .

Burimi: Kallxo