Vllaznia dhe Vora kanë barazuar në sfidën miqësore që vleu si përgatitje finale para nisjes së sezonit në “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar që stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi në shifrat 2-2. Në radhët e shkodranëve shënuan Balaj me penallti në minutën e 31-të dhe Murataj në të 40-tën minutë.
Pak përpara përfundimit të pjesës së parë ishte Karrica që ngushtoi diferencat për vorakët, ndërsa në të 61-tën Trajkov ktheu baraspeshën. Me këtë rezultat, si Vllaznia ashtu edhe Vora duken të gatshme për një nisje të mbarë të sezonit, ku do të luajnë përballë Skënderbeut dhe respektivisht ndaj Dinamos.
