Kampionati turk sapo ka filluar por Lukas Torreira, mesfushori uruguaian i Gallatasarajt po përballet përsëri me tmerrin e sulmeve nga një person i cili është i fiksuar pas partneres të tij, aktores Devrim Ozkan.
Raportohet se tashmë mesfushori i ka kërkuar menaxherit të tij që ta largojë nga Gallatasaraj, pasi është sulmuar për herë të dytë nga i njëjti person në rrugët e Stambollit, për fat të mirë pa pasoja. Ky nuk është një incident i izoluar, pasi ka një urdhër ndalimi kundër personit nga i cili merr kërcënime të vazhdueshme me vdekje.
Individi në fjalë është vërtetuar nga policia se është i fiksuar pas partneres së tij. Më 12 maj, u shfaqën imazhe të një burri që përpiqej të sulmonte Torreiran ndërsa ai ecte nëpër një qendër tregtare të njohur në Stamboll. Burri në fjalë u arrestua dhe kaloi disa muaj në burg, nga i cili u lirua këtë javë.
Këtë të mërkurë, pasi rifitoi lirinë, ai sulmoi shoferin e futbollistit, duke thënë: “Kam ardhur për të përfunduar atë që kam filluar”. Ky incident i ri thuhet se e la lojtarin shumë të tronditur dhe ai menjëherë kontaktoi agjentin e tij, Pablo Bentankur, duke i kërkuar atij t’i gjente një destinacion të ri larg qytetit turk.
