Valmir Matoshi do të largohet nga Thuni. Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, Matoshi ka arritur marrëveshje me kampionët e Austrisë, Sturm Graz duke u bërë përforcimi i ri i kësaj skuadre. Tani mbetet vetëm akordi mes të dyja klubeve, rreth shumës së ofruar dhe kontratës që do të nënshkruajë ai.
Matoshi, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Thunit sezonin e kaluar teksa kanë bërë mrekullinë duke u shpallur kampion të Zvicrës për herë të parë.
Burimi:
Bota Sot
