Mbi dy orë pritje brenda aeroplanit për pasagjerët Mynih–Prishtinë,

0%

Situatë e pazakontë është krijuar pasditen e sotme në Aeroportin e Mynihut, ku udhëtarët e linjës Mynih–Prishtinë po vazhdojnë të presin brenda aeroplanit, ndonëse fluturimi ishte paraparë të nisej në ora . Edhe pas më shumë se një ore nga koha e planifikuar e nisjes, aeroplani vazhdon të qëndrojë në pistë, ndërsa pasagjerët ende nuk janë nisur drejt Kosovës.

Në të njëjtën kohë, mediumi gjerman aero.de ka raportuar për një problem në Aeroportin e Mynihut, pasi një Boeing 787-9 i Vietnam Airlines, gjatë një ngritjeje jashtëzakonisht të vonshme, dyshohet se mund të ketë dëmtuar pjesë të instalimeve në fund të pistës.

Sipas këtij publikimi, në aeroport ekziston një problem që lidhet me pistën, ndërsa udhëtarëve që ndodhen brenda aeroplanit për Prishtinë u është dhënë një shpjegim tjetër. Sipas tyre, ekuipazhi i ka njoftuar se vonesa lidhet me një rast emergjent shëndetësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu, deri më tani ekzistojnë dy informacione të ndryshme lidhur me situatën, ndërsa nuk ka konfirmim zyrtar nëse problemi i raportuar në pistë ka ndikuar drejtpërdrejt në vonesën e fluturimit Mynih–Prishtinë. Udhëtarët vazhdojnë të qëndrojnë në aeroplan në pritje të nisjes, ndërsa priten informacione të reja nga aeroporti apo kompania ajrore për situatën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com