Zion Suzuki ishte shumë afër të transferohej te PSG-ja. Por ky transferim i dështoi pas disa problemeve brenda kampit të japonezit, që bëri kampionët e Evropës të heqin dorë nga ai. Ndërsa këtë rast po mundohet ta shfrytëzojë Aston Villa, e cila ka hyrë në garë për të duke bërë ofertën e parë zyrtare, ku shihet si zëvëndësues direkt i Emiliano Martinezit i cili pritet të largohet.
Suzuki, ishte një nga portierët më premtues të Serie A-së në sezonin që lamë pas, duke bërë 28 paraqitje dhe e mbajti portën të paprekur në 6 prej tyre.
