Ekskluzive | Vezir Hazirajt i “thahet” goja para hetuesve – nuk flet

0%

Vetëm pak orë pasi Sinjali raportoi ekskluzivisht për dorëzimin e Vezir Hazirajt në Polici, Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ajo që ka ndodhur gjatë marrjes së tij në pyetje në Hetimet Rajonale në Pejë. Haziraj, i cili ishte në kërkim lidhur me një rast të rëndë penal, u dorëzua sot në Polici, duke i dhënë fund arratisë së tij.

Pas dorëzimit, ai është përballur me hetuesit, por para tyre nuk ka dhënë deklaratë për dyshimet që rëndojnë mbi të. Sipas detajeve ekskluzive që ka mësuar Sinjali, Haziraj është marrë në pyetje si i dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtja në kontroll, posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja ndaj personit zyrtar”.

Marrja në pyetje ka nisur sot, më 15 gusht, në ora , në praninë e avokatit mbrojtës. Por, kur erdhi momenti për t’u deklaruar për dyshimet e rënda, Hazirajt duket se i është “tharë” goja para hetuesve. Pasi është njoftuar me të drejtat e tij dhe me veprat penale për të cilat dyshohet, Haziraj nuk ka dhënë deklaratë për rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali mëson se mbrojtësi i tij ka bërë të ditur se Haziraj ndodhej në gjendje emocionale shumë të rënduar, duke kërkuar që klienti i tij t’i nënshtrohej menjëherë ekzaminimit mjekësor. Vetë Haziraj ka deklaruar se është duke përdorur Tramadol dhe Diazepam.

Në këto rrethana, deri në kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, mbrojtësi e ka këshilluar që të shfrytëzojë të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje. Kështu, marrja në pyetje ka përfunduar vetëm rreth 15 minuta pasi kishte nisur, në ora , pa dhënë Haziraj versionin e tij për ngjarjen dhe dyshimet penale ndaj tij.

Dorëzimi i Hazirajt erdhi sot, pas periudhës gjatë së cilës ai ishte në kërkim nga organet e rendit. Sinjali raportoi ekskluzivisht më herët për rastin me titullin: “I ‘laget’ baruti Vezir Hazirajt, dorëzohet në Policinë e Pejës”. Tash, pas dorëzimit, Haziraj është përballur edhe me procedurat hetimore, por përballja e parë me hetuesit ka përfunduar në heshtje.

EKSKLUZIVE | Fundi i arratisë së Vezir Hazirajt – dorëzohet në Policinë e Pejës Policia jep detaje për arrestimin e Vezir Hazirajt: U rrethua shtëpia, u dorëzua pasi s’kishte mundësi largimi Prokuroria konfirmon për Sinjalin: Vezir Haziraj ndalohet për 48 orë pas dorëzimit në Polici Shënim: Personi i apostrofuar konsiderohet i pafajshëm, përveç nëse fajësia e tij vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com