Shkupi gati

0%

Sot fillon sezoni i ri 2026/27 në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë sezon do të ketë dy ekipe më pak, për këtë arsye do të jetë super interesant.

Konkretisht, këtu janë Shkupi, Rabotniçki, Pelisteri, Makedonija GJP, Brera, ekipe që luajtën në Ligën e Parë sezonin e kaluar, aty janë edhe Bellasica, Teteks, Ohrid, ekipe që gjithmonë kanë ambiciet e tyre, si dhe Kozuv, Osogovo, Euromilk, Novaci, Detonit dhe debutuesi Kamjani.

Këto janë ekipet që do të luftojnë për dy vendet e para që cojnë në Ligën e Parë, i treti luan në play-off, ndërsa këtë sezon tre ekipe bien nga kategoria. “Të shtunën (sot, ora ) fillon kampionati në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut dhe bashkë me të fillon një kapitull i ri për FC Shkupin. Pas një viti, rikthehemi në stadiumin tonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rikthehemi aty ku Shkupi e ka vendin – pranë ekipit të qytetit të tij. Këtë sezon, në një periudhë të rëndësishme për stabilizimin e klubit, ekipi do të përbëhet kryesisht nga djemtë e Akademisë së Shkupit. Të rinj që do ta mbajnë fanellën e klubit dhe do të japin gjithçka në fushë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e gjithë qytetit. Prandaj, të shtunën le të jemi të gjithë bashkë.

Familje, të rinj, të vjetër, tifozë dhe çdo qytetar që e ka Shkupin në zemër. Le ta bëjmë këtë ditë një festë për qytetin tonë dhe ta fillojmë sezonin me energji, besim dhe shpresë për një fitore! Shkupi është i qytetit”, thuhet nga Shkupi.

Burimi: Bota Sot