Pas Aleancës edhe PDK refuzon ftesën e Haxhiut për takim

0%

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa ka insistuar që fillimisht të rikthehet funksionaliteti i Kuvendit dhe të respektohet rendi kushtetues. Haxhiu ka ftuar liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend për takim më , në ora , në Zyrën e Presidentes.

Sipas ftesës, në takim pritet të diskutohet për zhvillimet politike e institucionale dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese.

Nënkryetari i PDK-së dhe deputeti Uran Ismaili, në një konferencë për media të shtunën (), tha se Kosova po përballet me krizë institucionale, pasi Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar edhe pas përfundimit të afatit kushtetues. Sipas tij, për PDK-në nuk mund të diskutohet për çështje të tjera politike pa u rikthyer rendi kushtetues dhe pa u konstituuar Kuvendi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ismaili ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se përmes kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, po e mban të bllokuar Kuvendin dhe po ua pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit. “Ta rikthejmë rendin kushtetues në Kosovë. Ta thërrasin seancën. Ta propozojnë Kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nuk mund të bëhet asnjë hap përpara duke ecur jashtë Kushtetutës”- tha Ismaili. Ai bëri të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së i ka dërguar sërish kërkesë Avni Deharit që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për të dielën, më , nga ora .

Ismaili tha se deputetët e PDK-së kanë qenë të premten për herë të tretë në sallën e Kuvendit, ndërsa, sipas tij, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë. “Ne erdhëm. Ata nuk erdhën. Ne kërkuam Kuvend. Ata zgjodhën bllokadën. Ne kërkuam Kushtetutën. Ata po vazhdojnë me kalkulimin politik dhe partiak”, deklaroi ai.

Në fund, ai tha se PDK-ja nuk do ta pranojë, siç u shpreh, normalizimin e situatës së krijuar dhe se qëndrimi i saj lidhet me mbrojtjen e rendit kushtetues. “Logjika sipas së cilës nuk respektohet ligji, por pushteti, është mentalitet i bandave. Ai mentalitet nuk ka vend në Kosovë dhe duhet të çrrënjoset”- deklaroi tutje Ismaili.

Edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka kundërshtua r ftesën e Haxhiut për takim me liderët politikë, duke thënë se Aleanca nuk do të marrë pjesë në një proces që, sipas tij, nuk synon zgjidhjen e krizës institucionale.

Në letrën drejtuar Haxhiut, Gjini ka pretenduar se ajo nuk ka mandat për të marrë rolin e “unifikueses së spektrit politik”, duke argumentuar se takimi nuk është thirrur për të gjetur një zgjidhje, por për t’ua atribuar partive të tjera përgjegjësinë për dërgimin e vendit në zgjedhje.

Ndërkohë, kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive, në mënyrë që të zhbllokohet situata institucionale.

Dehari ka thënë se zhvillimet e para tri ditëve në Kuvend ishin pikërisht ato për të cilat kishte paralajmëruar, duke vlerësuar se çdo tentim për vazhdimin e seancës pa një marrëveshje politike vetëm sa e rrit tensionin dhe rrezikun për përplasje fizike brenda sallës së Kuvendit.

Në anën tjetër, pas qëndrimit të fundit të LDK-së, PDK-ja ka deklaruar se Vetëvendosje i ka votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve. LDK-ja ka deklaruar se është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat për pozita në Qeveri, Kuvend dhe Presidencë, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike.

Burimi: Kallxo