Osman Ramadani e Rexhep Gaxholli çuan në këmbë Prizrenin, Velezhi i

0%

Ditë dimri, por dita e 19 shkurtit të vitit 1989 ishte festë futbolli në Prizren. Skuadra me renome boshnjake Velezhi i Mostarit me emra të mëdhenj si Semir Tuce, Haxhiabdiç, Shishiq, Karbaeg, Repak etj. zbarkojnë në qytetin Prizrenit, për të luajtur ndeshjen e kthimit me Lirinë në kuadër të çerekfinales së Kupës “Marshall Tito”. Mbi 7 mijë shikues në stadium, krijuan atmosferë impozante.

Në tribuna, përplotë me transparente, me muzikë e ovacione, atmosferë e rrallë. “Meqë ndeshja e parë në Mostar pat përfunduar me fitoren e vendasve (2:0), e kjo e kthimit u mbyll me rezultatin të barabartë (2:2), mostarasit hynë në gjysmëfinalen e garës më masive të futbollit. Por, nga ana tjetër, duhet të konstatojmë se prizrenasit u ndanë me nder dhe krenarë me lojën që treguan.

Jo vetëm ngushëllim, por edhe sukses i madh është arritja e skuadrës prizrenase deri në çerekfinale, që paraqet edhe rezultatin më të madh në historikun e skuadrës në këto g ara”, ka shkruar gazeta “Rilindja” me datën 20 shkurt të vitit 1989. Juriç në minutën e 57-të kaloi në epërsi Velezhin. Megjtihatë finish i takimit ishte përplioot emcoione dhe kthesa në rezultat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në minutën e 82-të aty bukur ndërhyri Rramadani dhe me kokë e futi topin në këndin e majtë të sipërm. Rezultati u barazua (1:1), ndërsa në stadium gëzim i madh. Edhe pas barazimit sulmet uragane të Lirisë janë të vazhdueshme dhe gjithnjë e më të rrezikshme.

Në minutën e 82-të topin e dërguar para portës së Velezhit e kthen me kokë mbrojtësi Cvetanovski, ndërsa Gaxholli nuk e ka vështirë ta dërgojë në këndin e poshtëm dhe Liria avancon – 2:1. Tani, edhe pse kishin ngelur jo plotë 8 minuta deri në mbarim, shpresat kthehen, por ato i ndërprenë shënimi i Repakut dhe barazimi i rezultatit 2:2 në minutën e 86-të.

Ky ishte edhe goli më i bukur, që prej një 14 metrash me goditje volej e shënoi sulmuesi i V elezhit”, ka shkruar mes të tjera gazeta e asaj kohe. Liria – Velezhi 2:2 Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Prizren. Moti ishte i vranët, por mirë për lojë. Fusha e rrëshqitshme dhe bukur e vështirë. Ndeshjen e ndoqën mbi 7 mijë shikues.

Referoi Zdravko Martun nga Llushko, të cilin i ndihmuan Igor Buçar i Lubjanës dhe Milan Mitroviq nga Novo-Mesto. Me karton të verdhë u ndëshkuan Bedredin Gjinali i Lirisë dhe Shishiq e Barbariq të Velezhit. Golashënues ishin: Ramadani në minutën e 77-të dhe Gaxholli në atë 82-tën për Lirinë, ndërsa P. Juriç (57’) dhe Repak (86’).

Liria: Milenko Bjeliq, Lulzim Berisha, Ivica Cvetanovski, Agim Nikoliqi, Behajdin Gjinali, Bedridin Gjinali, Harun Isa (Suarez Kraja), Nedim Tutiq, Rexhep Gaxholli, Osman Ramadani dhe Sahit Kelmendi. Velezhi: Petranoviq, Haxhiabdiç, Shishiq, Barbariq, Rrahimiq, Jedvaj, Repak, Rufek, P. Juriç, (S. Juriç), Karabeg dhe Tuce.

Burimi: Bota Sot