Netanyahu e quajti Britaninë “republikën e parë islame me armë

0%

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shkaktuar reagim në Londër pasi e përshkroi Britaninë e Madhe si “republikën e parë islame me armë bërthamore”, gjatë një paraqitjeje në podcastin e radios ushtarake izraelite. Netanyahu e bëri deklaratën pasi u pyet nëse, sipas tij, edhe Evropa po shkon në të njëjtin drejtim.

Ai tha se “dikush” e kishte përshkruar Britaninë si republikën e parë islame me armë bërthamore. Deklarata u kundërshtua menjëherë nga qeveria britanike, shkruan timesofisrael .

Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore” “Këto komente janë plotësisht të papranueshme dhe ia kemi përcjellë këtë qëndrim qeverisë izraelite”, deklaruan autoritetet në Londër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer, u përpoq ta sqaronte deklaratën e kryeministrit, duke thënë se Netanyahu kishte cituar një koment të bërë më herët nga zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance. Sipas Mencer, Netanyahu nuk e kishte paraqitur këtë vlerësim si deklaratë të tijën, por kishte cituar fjalët e Vance.

Megjithatë, deklarata e kryeministrit izraelit ka shkaktuar reagime të forta në Britani, në një kohë kur marrëdhëniet mes Londrës dhe qeverisë së Netanyahut janë nën tension për shkak të luftës në Gaza. Trump’s VP pick JD Vance says UK could become first ‘Islamist country’ to get nuclear weapon

Burimi: Telegrafi