Aldrit Oshafi është shfaqur protagonist në barazimin e skuadrës së tij, Pogon Grodzisk me Stal Rzeszow, ndeshje e zhvilluar të premten. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 67-të për t’i dhënë avantazhin të tijëve, përpara se Listkowski të rikthente ekuilibrat në minutat shtesë. Ky është goli i parë sezonal për Oshafin në eksperiencën e tij të re në ligën e dytë polake.
Përpara se të kalonte te kjo skuadër, shqiptari ishte pjesë e Flamurtarit që në fundin e sezonit që lamë pas ra nga kategoria, ndërsa me vlonjatët e mbylli kontratën duke u larguar si futbollist i lirë. Oshafi numëron dhe dy trofe të rëndësishëm në Superiore si titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë me klubin e Teutës në sezonin 2020/21.
