Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë herët të shtunën, njoftoi agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive Numri zyrtar i viktimave po rritet ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar kanë bërë të ditur autoritetet. Ndërtesat në rajon janë dëmtuar nga tërmeti dhe dhjetëra goditjet pasuese që pasuan atë.
Tërmeti goditi ishullin e Flores pak para orës me kohën lokale të së shtunës me një thellësi prej 15 km, sipas agjencisë indoneziane të meteorologjisë. Sa më i cekët të jetë një tërmet, aq më shkatërruese priren të jenë efektet e tij në sipërfaqe. Në të njëjtën zonë u ndjenë goditje të fuqishme pasuese, përfshirë një me magnitudë 6.1.
Guvernatori i provincës, deklaroi në një konferencë për shtyp se viktimat humbën jetën në gjumë, të zëna nga rrënojat e shembura. Fillimisht u lëshua një paralajmërim për cunami, por ai u hoq rreth tri orë pas goditjes fillestare, pasi nuk u konstatua ndonjë rritje e konsiderueshme e nivelit të detit.
Autoritete njoftuan se 2,000 persona ishin evakuuar ose ishin zhvendosur me iniciativën e tyre derisa shtuan se do të duhet kohë për të vlerësuar shkallën e plotë të shkatërrimit në këtë rajon, i cili është i largët dhe malor. Raportet paraprake treguan se mbi 50 shtëpi ishin dëmtuar rëndë, si dhe pesë objekte shëndetësore.
Provinca Manggarai është ndër zonat më të prekura, njoftoi agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive. Ajo u bëri thirrje njerëzve të ruanin qetësinë dhe të qëndronin larg zonave bregdetare dhe strukturave që shfaqnin shenja dëmtimi. Indonezia është e ekspozuar ndaj tërmeteve dhe aktivitetit vullkanik, pasi shtrihet përgjatë pikës së takimit të tri pllakave të mëdha tektonike.
