Pas fitimit të pikës së parë historike në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Haraçinës do të përpiqet të mbetet e pamposhtur edhe në transfertën e vështirë në Kavadar, ku do të përballet me Tikveshin. Vendasit hyjnë në këtë ndeshje si skuadra më efikase pas dy xhirove të para, me plot 10 gola të shënuar, bilanc maksimal prej dy fitoresh dhe si liderë të tabelës.
Mesfushori ofensiv Vildan Kerim e respekton skuadrën nga Kavadari, por theksoi se haraçinasit janë maksimalisht të përgatitur për sfidën e radhës. “Tikveshi këtë sezon ka një përbërje jashtëzakonisht cilësore dhe tashmë ka dëshmuar se do të luftojë për kreun e tabelës. Megjithatë, unë besoj fuqishëm te skuadra ime.
Jemi përgatitur shumë mirë gjatë gjithë javës dhe se kemi cilësi e treguam edhe në ndeshjen e kaluar kundër Sileksit”, deklaroi Kerim. Ai beson në potencialin që posedon skuadra e sapopromovuar në elitë dhe është optimist se ekipi mund të arkëtojë pikë të reja në Ligën e Parë.
“Shkojmë në Kavadar për të luajtur futboll, për të treguar futboll cilësor dhe atraktiv dhe, në fund, të kthehemi me një rezultat pozitiv”, përfundoi futbollisti ofensiv i Shkëndijës së Haraçinës. Ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Shkëndijës së Haraçinës do të zhvillohet në stadiumin e Kavadarit, me fillim në ora .
