Freitas: Jemi të dëshpëruar nga Europa, por duhet të ndryshojmë

0%

Mesfushori brazilian Rafael Freitas foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së xhiros së tretë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kundër Bregallnicës së Shtipit.Freitas: Ishim më të mirë në të dyja ndeshjet ndaj Hibernianit, por ky është futbolli Takimi Shkëndija-Bregallnica do të zhvillohet të diellën në kompleksin e FFM-së me fillim në orën .

Pas eliminimit nga garat europiane, kuqezinjtë i kthehen plotësisht kampionatit vendor, ku pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para (me gol-diferencë 5:0, përfshirë derbin ndaj Vardarit), synimi i vetëm mbetet rikthimi i titullit kampion. Gjendja psikologjike pas eliminimit nga Europa…

Rafael Freitas : “Me siguri që jemi të dëshpëruar dhe të trishtuar që nuk arritëm të kalojmë në fazën tjetër. Mendoj se e meritonim, pasi ishim më të mirë në të dyja ndeshjet, si në Skoci ashtu edhe si vendas. Mirëpo futbolli i ka këto, jo gjithmonë skuadra që luan më mirë arrin të fitojë apo të kalojë tutje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sidoqoftë, nesër kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme për kampionatin dhe duhet ta ndryshojmë marshin sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme në rrugëtimin drejt objektivit tonë kryesor për këtë vit, që është të shpallemi kampionë.” Majtja e nivelit të lojës në kampionatin vendor… Rafael Freitas: “Pa asnjë dyshim besoj se mund ta ruajmë nivelin.

Siç e patë, patëm një paraqitje mjaft të mirë në Evropë dhe mendoj se i kemi të gjitha kushtet e mundësitë për të vazhduar të tregojmë këtë futboll të mirë gjatë gjithë kampionatit.

Ka shumë ndeshje përpara, ndeshje të vështira dhe konkurruese, por ne duhet të tregojmë forcën e grupit tonë, të kërkojmë përmirësim ndeshje pas ndeshjeje dhe të ruajmë nivelin e lojës që patëm në Evropë për të arritur objektivat tona.” Starti pozitiv në kampionat dhe synimet për titullin kampion…

Rafael Freitas: “Ne e dimë se çdo ndeshje është e rëndësishme, por kur vesh fanellën e Shkëndijës çdo ndeshje merr akoma më shumë peshë, sepse e dimë madhështinë e këtij klubi. Është një klub që gjithmonë kërkon të fitojë ndeshjet dhe të shpallet kampion. Kjo është ajo që do të përpiqemi të bëjmë këtë vit, t’i rikthejmë titullin klubit, aty ku meriton të jetë.”

Burimi: Bota Sot