Fjalët e para të Ferran Torresit pas firmës

0%

Ferran Torres u prezantua ditën e sotme tek PSG-ja në një marrëveshje prej 50 milionë eurosh nga Barcelona. Duke folur për kanalet zyrtare të klubit francez, ai zbuloi arsyen pse zgjodhi skuadrën e Luis Enrikes.Për atë që e tërhoqi atë te PSG në veçanti deri në pikën e largimit nga Camp Nou dhe Barcelona: “Mbi të gjitha, është një projekt i suksesshëm, i konsoliduar mirë dhe me lojtarë shumë të rinj për të cilët do të flitet për shumë vite.

Dhe atëherë pse të mos fitoj një Ligë të Kampioneve këtu? Nuk kam pasur mundësinë ta fitoj ende një të tillë, dhe mendoj se ky është klubi më ideal për ta bërë këtë.” Së fundmi, një koment mbi marrëdhënien e tij me Luis Enriken, të cilin e njeh shumë mirë nga e kaluara e tij si trajner i Spanjës: “Ai ishte si një baba futbollist për mua.

Kur më dha mundësinë të stërvitesha me të për ekipin kombëtar, ai gjithmonë më tregoi besimin e tij. Dhe të kesh një tjetër mundësi për të punuar nën drejtimin e tij më emocionon jashtëzakonisht shumë dhe më jep një dëshirë të madhe për t’u përballur me këtë projekt.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot