Barcelona dhe Real Madrid do të “ndajnë” trofeun në sezonin e ri

0%

La Liga është e para mes pesë Ligave më të rëndësishme në Europë që nis sezonin 2026/2027. Duke nisur nga kjo e shtunë deri të hënën, në program janë shtatë ndeshje, ndërsa tifozët duhet të presin pak më gjatë për të parë në aksion dy gjiganët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid.

Sipas agjendës, kampionët në fuqi të La Ligës dhe rivalët e tyre të përjetshëm do të zbresin më vonë në fushën e lojës për të luajtur javën e parë, pasi shumë prej lojtarëve të tyre ishin të impenjuar në finalet e Kupës së Botës dhe klubet kanë kërkuar më shumë kohë. Ky është vetëm një detaj kalendarik, pasi sfida ka nisur ende pa zbritur në fushë.

Gara për titullin kampion në La Liga do të jetë sërish një “El Clasico” sipas të gjitha parashikimeve. Barcelona konsiderohet edhe një herë si favorite për të mbrojtur trofeun, megjithëse ka një epërsi të lehtë ndaj Real Madrid. Për kompanitë e basteve, skuadra e Hansi Flick ka 49% shanse, kundrejt 41% të madrilenëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi “blaugrana” ka afruar deri tani Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi ndërsa soliditeti që vjen nga edicioni i kaluar është pika më e fortë e Barcelonës. Ndryshe nga rivalët, Real Madrid është në vitin zero të revolucionit që nisi nga pankina.

Jose Mourinho u kthye në drejtim, ndërsa klubi ka bërë gjashtë transferime deri tani, duke afruar lojtarë si Bernardo Silva, Cucurella, Konate, Dumfries, Espi dhe mbi të gjithë talentin Yan Diomande. Por periudha e përshtatjes ndikon negativisht te Real Madrid, që gjithsesi, ashtu si gjithmonë mbetet favorit në La Liga.

Me pjesën më të madhe të “tortës” së parashikimeve që I takon dy gjigandëve, skuadrat e tjera duket se edhe një herë luajnë vetëm për vendin e tretë në kampionatin spanjoll.

Burimi: Bota Sot