“BIA ka ditur edhe numrin e plumbave”, ish- eprori i UÇK-së nxjerr në

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten Fehim Salin, arsimtar nga Dragashi, nën dyshimin për spiunazh në favor të Shërbimit Inteligjent Serb – BIA. Një ditë më vonë, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, i ka caktuar një muaj paraburgim.

Sipas Prokurorisë Speciale, Sali dyshohet se ishte rekrutuar nga një zyrtar i BIA-s serbe, Zhelimir Matoviq, dhe se përmes kontakteve të vazhdueshme i kishte ofruar informacione këtij shërbimi. Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, Sali dyshohet se, duke vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarit të BIA-s, ka mbledhur dhe ofruar informacione për situatën politike në Kosovë.

Ai dyshohet gjithashtu se ka identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, përfshirë përmes fotografimit të tyre. Në fokus të veprimtarisë së tij dyshohet se kanë qenë edhe persona që i përkasin sektit vehabi, si dhe persona të tjerë të cilët, sipas Prokurorisë, Sali i kishte propozuar si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim nga BIA.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet ndaj tij kishin nisur që në qershor të vitit 2025, pasi informatat për veprimtarinë e dyshimtë të tij ishin përcjellë nga AKI-ja te Prokuroria Speciale. Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, deklaroi të premten se provat e siguruara nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, kanë krijuar dyshimin e bazuar se Sali ishte rekrutuar nga BIA.

“Kemi vërtetuar dyshimin e bazuar se i njëjti ka qenë i rekrutuar në Shërbimin Inteligjent Serb – BIA, më konkretisht nga zyrtari i saj, Zhelimir Matoviq” , tha Kodraliu. Sipas tij, Sali kishte ofruar informacione që, sipas Prokurorisë, ishin në dëm të interesave të shtetit të Kosovës.

Prokurori bëri të ditur gjithashtu se vetë i pandehuri kishte deklaruar se ishte rekrutuar dhe se kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s. Pas arrestimit, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, kanë kryer bastisje në vendbanimin e Saliut në Dragash.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar: 39 mijë e 500 euro para të gatshme; 500 dinarë serbë; katër telefona celularë; dokumente të ndryshme që konsiderohen relevante për rastin. Ish- eprori i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se Serbia deri më sot ka pasur informacione rreth Kosovës, sidomos rreth FSK-së, Policisë, AKI-së.

Ai përmend rastin e Osman Musës, gjersa bën pyete sa informacione ia ka përcjellë UDB-së serbe sa ishte në Policinë e Kosovës. “Serbia deri sot aq ka pasur informacione rreth Kosovës, sidomos rreth FSK-së, Policisë, AKI-së, sa që e ka ditur numrin edhe të municioneve, se sa plumba i ka Kosova.

Si shembull, merreni një rast si ai i Osman Musës, i cili ka qenë epror i lartë i Policisë së Kosovës, ka punuar në vende të ndjeshme të Policisë. I njëjti, kur merr vesh se është zbuluar, por jo nga institucionet e shtetit, e kap paniku, ikën në Britani dhe atje tregon se është agjent i UDB-së-BIA-s serbe në Kosovë.

Tash bëhet pyetja: sa informacione ia ka përcjellë UDB-së serbe sa ishte në Policinë e Kosovës dhe për këtë rast Kosova kurrë nuk ngriti një aktakuzë për tradhti dhe nuk bëri kurrë kërkesë për ekstradim”, deklaron Miftari për “Bota sot”. Naim Miftari Ai tregon edhe raste tjera kur persona të ndryshëm, sipas tij, punonin për Serbinë.

“Pastaj merre rastin e Fatmir Shehollit, ish-njeriut të UDB-së, e fut në SHIK Ilmi Recica e Latif Gashi, kinse ky po u sjell dokumente me thasë SHIK-ut. Këto ishin përralla me mbuluar dështimin e tyre. I njëjti njeri, F. Sh., merr nga A. J. U-ja qindra mijëra euro, kinse për informacione që kinse po i merr nga Serbia.

Përralla, hajni e pastër përmes këtij agjenti, Sheholli, që, nëse nuk do të arrestohej edhe ndonjë ditë, nonstop nëpër studiot televizive si një hero që i ka ndihmuar LDK-së para luftës, edhe naj ditë thashë në TV e OJQ-së publike kur të shpallin F. Shehollin si komandant të përgjithshëm të UÇK-së.

Pastaj merre, si shembull, Baton Haxhiun, ish-postjerin e Ivica Stanishiqit pas luftës, këshilltar i Hashim Thaçit, këshilltar i drejtorëve të SHIK-ut e të Kadri Veselit, i Edi Ramës. Pastaj merre për shembull Gani Thaçin, operator të UDB-së në Kosovë”.

“Pastaj merre Hashim Thaçin e Kadri Veselin, bashkëpunëtorë e nëpunës të dhëndrrit serb, të agjentit Denhear Arnaud, shef për Ballkan i DGSE-së, shërbim ky që haptas e ndau veriun e Kosovës për interes të Serbisë përmes KFOR-it francez në Mitrovicë.

Pastaj merre edhe Branislav Nikoliqin, agjentin e UDB-së-BIA-s serbe, që Hashim Thaçi, sa ishte kryetar, e emëroi si këshilltar të vetin, edhe pse i njëjti person ishte kapur nga Policia e Kosovës me dy agjentë të tjerë, teksa tentonin të blinin dëshmitarë të rrejshëm kundër UÇK-së, kinse për tregti me organe. Kjo ishte një rrenë e madhe kundër UÇK-së.

I njëjti njeri, këshilltar i Hashim Thaçit sa ishte në liri dhe në pozita si kryeministër e kryetar shteti, e paraqiste veten si alfa-omega të UÇK-së, gjersa nuk u burgos për krime lufte nga Gjykata Speciale, ku, për t’i ikur përgjegjësisë së tij, tregoi se ishte larg fronteve, larg luftës, larg komandës dhe larg për të qenë njeriu kryesor i UÇK-së…!”, thotë ish- eprori i UÇK-së.

Sipas Miftarit, raste kanë pasur edhe para luftës, pas luftës edhe sot. Por, një ditë BIA do të jetë e parëndësishme, thotë Miftari, duke shtuar se ajo nuk do të paraqesë më rrezik për shtetin e Kosovës. “Ka më shumë raste tjera. UDB-ja ishte prezente në Kosovë para luftës, pas luftës është edhe sot, por dita-ditës po dobësohet falë shtetit, falë qeverisë, Policisë, AKI-së, Prokurorisë.

Një ditë BIA-ja do të jetë e parëndësishme dhe nuk do të paraqesë rrezik më për shtetin e Kosovës, por kjo arrihet vetëm duke mos u ndalur kurrë, duke mbrojtur shtetin 24 orë për çdo ditë, javë, muaj dhe vite. Mos harroj se edhe uji flet, por armiku jo.Nëse don ta ruash paqen, lirinë e popullit-shtetit tënd, përgatitu mirë për luftë.

Nuk duhet lejuar të na befasojë askush”, përfundon Miftari. Kujtojmë se, një tjetër element i përmendur në kërkesën për paraburgim është edhe e kaluara e Salit në institucione. Ai kishte qenë anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes së Kosovës, funksion që e kishte mbajtur deri në shkarkimin e tij në maj të vitit 2024.

Ky funksion është përmendur nga Prokuroria në kuadër të rrethanave që lidhen me rastin. Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, i ndikimit në dëshmitarë dhe prova, si dhe rreziku i përsëritjes apo vazhdimit të veprës penale.

Një nga elementet që ka ndikuar në vlerësimin për rrezikun e ikjes është fakti se Sali u arrestua më 13 gusht, rreth orës , në pikën kufitare në Merdare, gjatë daljes nga Kosova. Gjykata ka marrë parasysh edhe faktin se ai posedon shtetësi të Kosovës dhe të Serbisë, si dhe ka lidhje familjare në Serbi.

Mbrojtja e ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim, duke argumentuar se Sali ka vendbanim të përhershëm në Kosovë, familjen dhe vendin e punës këtu, ndërsa udhëtimet e tij në Serbi kanë qenë për arsye familjare dhe personale.

Megjithatë, gjykata ka vlerësuar se arresti shtëpiak, dorëzania apo masat e tjera më të buta nuk do të ishin të mjaftueshme për të garantuar praninë e tij dhe për të parandaluar pengimin e hetimeve. Sali do të qëndrojë në paraburgim deri më , ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Burimi: Bota Sot