PSG me hapa kampionësh

0%

Ferran Torres është futbollisti i ri i Paris Saint-Germain. Sulmuesi është prezantuar pak minuta më parë nga ana e klubit parizien, të cilët me afrimin e spanjollit, blindojnë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm 2026/27. Pas fitores në Superkupë, kampionët e Europës nuk humbën më kohë dhe siguruan shërbimet e “heroit” të Botërorit, duke paguar 50 milionë euro në arkat e Barcelonës.

Kujtojmë se goli i Torresit ishte vendimtar në finalen e New York-ut përballë Argjentinës, çfarë i solli “Furisë së Kuqe” dhe trofeun e dytë historik. Me katalanasit, 28 vjeçari u paraqit në 207 ndeshje, duke shënuar 65 gola dhe dhuruar 23 asiste. Nga “Camp Nou” ai largohet me tre tituj kampion, 3 Superkupa dhe një Kupë të Ligës.

Burimi: Bota Sot