Gabriel: Humbja në finalen e Champions-it është motivim për ne

0%

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel, ka pranuar se humbja në finalen e Champions League ndaj Paris Saint-Germainit do të shërbejë si motivim shtesë për skuadrën përpara përballjes me Manchester Cityn në Superkupën e Anglisë. Arsenali, kampion i Premier League, do të përballet të dielën me Manchester Cityn, fituesin e FA Cup, në stadiumin “Millennium” në Cardiff.

Finalja e Champions League e sezonit të kaluar mbetet ende një kujtim i hidhur për Gabrielin. Arsenali u mposht nga PSG-ja, ndërsa mbrojtësi brazilian humbi penalltinë e tij, e cila rezultoi vendimtare për fatin e trofeut. Megjithatë, Gabrieli beson se ai moment mund të shërbejë si forcë shtesë për të nisur një tjetër betejë për trofe.

“Për mua në veçanti, humbja në finalen e Champions League është një motivim. Sigurisht, ne duam të fitojmë çdo trofe, por e dimë se gjithçka është një proces. Jam i motivuar të rikthehem dhe të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur”, tha ai. Braziliani ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes që ka marrë nga klubi dhe bashkëlojtarët gjatë viteve të tij në Londër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kam qenë pjesë e këtij klubi për gati gjashtë vjet dhe tifozët, si dhe të gjithë njerëzit brenda klubit, kanë bërë gjithçka që ne të jemi në pozicionin më të mirë për të luftuar çdo vit për trofe”, theksoi Gabriel. Ai ka shtuar se motivimi kryesor vjen nga brenda skuadrës dhe dëshira e çdo lojtari për të triumfuar. “Motivimi vjen nga brenda dhe nga bashkëlojtarët.

Mund ta shoh se sa shumë dëshiron çdo lojtar të fitojë dhe kjo të jep edhe më shumë motivim për të dhënë gjithçka”, pohoi ai. Në lidhje me objektivat e sezonit të ri, mbrojtësi i Arsenalit ka bërë të qartë se skuadra synon të luftojë për çdo trofe. “Po, siç thashë, kjo është një motivim për ne. E dimë cilësinë që kemi në skuadër dhe duam të fitojmë përsëri.

Kemi pesë trofe për të luftuar dhe do të shkojmë për të gjit hë”, përfundoi Gabriel. Arsenali synon ta nisë sezonin me trofeun e Superkupës së Anglisë, por përballë do të ketë një Manchester City të ndryshuar pas largimit të Pep Guardiolës dhe ardhjes së Enzo Marescas në krye të skuadrës.

Burimi: Bota Sot