Ylli i madh i Chelseat drejt një transferimi befasues në Arabinë

0%

Sulmuesi anësor portugez i Chelseat, Pedro Neto, thuhet se ka arritur marrëveshje për një transferim gjatë kësaj vere te Al Hilal në Superligën e Arabisë Saudite. Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, skuadra saudite, Al Hilal, ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin e Chelseat, Pedro Neto, në lidhje me një transferim të mundshëm këtë verë.

Pas marrëveshjes me lojtarin, Chelsea tani është i hapur për ta shitur reprezentuesin portugez në afatin aktual të transferimeve. Klubi londinez kërkon një tarifë prej rreth 60 milionë eurosh për të lejuar largimin e tij dhe kjo shifër nuk pritet të jetë problem për Al Hilal. Negociatat midis dy institucioneve vazhdojnë.

Megjithatë, menaxhmenti i Al Hilal shpreh besimin në arritjen e një marrëveshjeje të plotë me Chelsean për të zyrtarizuar transferimin në ditët në vijim. Neto gjatë ditëve të fundit është lidhur edhe me një transferim te rivalët e Chelseat, Arsenali dhe Manchster City.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot