Të shtëna me armë në Prishtinë – Policia ia sekuestron 86 fishekë dhe

0%

Të shtëna me armë kanë alarmuar Policinë mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, ku një 46-vjeçar është shoqëruar në stacion, ndërsa arma dhe një sasi municioni i janë sekuestruar, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Ahmet Qamil .

Rasti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës , në rrugën “Nexhmi Llumnica”, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë në këtë lokacion. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku fillimisht është gjetur një gëzhojë e kalibrit 9 mm, ndërsa aty është hasur edhe Qamil.

Gjatë intervenimit, tek 46-vjeçari është gjetur një pistoletë “Beretta 929”, e kalibrit 9×19 mm, për të cilën, sipas të dhënave të rastit, ai posedonte leje. Megjithatë, arma është sekuestruar nga hetuesit dhe Forenzika së bashku me dy karikatorë, 86 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe gëzhojën e gjetur në vendngjarje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qamil është shoqëruar në Stacionin Policor Veriu, ku është intervistuar lidhur me rastin. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për “Përdorim të armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com