E kapi për fyti dhe e goditi me grusht në bark – arrestohet

0%

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në fshatin Petrovë të Shtimes, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është A. P., rreth 46-vjeçar, ndërsa viktima M. K., rreth 47-vjeçare.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e 14 gushtit, ndërsa Policia është vënë në dijeni rreth orës , pas një informate anonime se në shtëpinë e të dyshuarit në Petrovë po ushtrohej dhunë në familje. Njësitet policore kanë intervenuar dhe i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime. Për intervistim është shoqëruar edhe viktima.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gruaja ka deklaruar se rreth orës kishte shkuar për ta pastruar shtëpinë e vjehrrës, ku më pas kishte ardhur edhe bashkëshorti i saj. Mes tyre dyshohet se fillimisht ka nisur një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari dyshohet se e ka kapur për fyti dhe më pas e ka goditur me grusht në bark, para se të largohej nga vendi. Pas intervistimit të palëve, për rastin është konsultuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, A.P. është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Rasti është iniciuar për “Sulm” dhe “Dhunë në familje”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com