Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapashticë të Podujevës. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Podujevë / .2026 – NN. Nga Qendra e Mjekësisë Familjare se në fshatin Llapashticë është raportuar për një mashkull kosovar pa shenja jete”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i IML-së të cilët me vendim të prokurorit e kanë marrë trupin e pajetë për obduksion.

Burimi: Telegrafi