Komuna e Prishtinës ka ftuar operatorët e parkingjeve private në kryeqytet që të aplikojnë për pajisje me leje. Sipas njoftimit të Komunës, aplikimi bëhet përmes platformës online të aplikimeve, ndërsa afati i fundit është . Komuna ka paralajmëruar se aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.
Operatorët e interesuar mund të aplikojnë përmes platformës së aplikimeve të Komunës së Prishtinës dhe të konsultojnë thirrjen përkatëse për kushtet dhe procedurat e aplikimit.
Burimi:
Telegrafi
