Të shtunën, më , në Podujevë organizohet një mbrëmje përkujtimore kushtuar shkrimtarit Fatmir Halimi, i cili u nda nga jeta më . Në kuadër të aktivitetit do të promovohet romani “Suzi” i shkrimtarit Halimi, i cili e la si dorëshkrim ndërsa do të shfaqet edhe premiera e dokumentarit për jetën dhe krijimtarinë e tij.
Ky aktivitet do të nis në ora dhe do të mbahet në Teatrin e Komunës së Podujevës “Avdush Hasani”. “Gjatë këtij eventi është edhe premiera e dokumentarit kushtuar jetës dhe krijimtarisë së tij, me rrëfime nga familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personalitete të njohura, të cilët do të ndajnë kujtimet dhe vlerësimet e tyre për njeriun dhe shkrimtarin Fatmir Halimi”- thuhet në njoftimin e familjes së shkrimatrit.
Fatmir Halimi ishte shkrimtar, botues e studiues i letërsisë. Është autori i disa romaneve, librave me poezi e studimet letrare. Për kontributin e tij në fushën e letrave, Halimi ishte shpërblyer edhe me çmime të ndryshme. Romani “Suzi” i Halimit u botua nga familja pas vdekjes së tij.
