Një emigrant i ardhur nga diaspora ndau historinë e zbrazjes së vendlindjes së tij në qarkun e Kukësit gjatë fjalës në protestën para Kryeministrisë. Ai theksoi se në vitet ’90 në fshatin e tij kishte rreth 60 familje, ndërsa sot kanë mbetur vetëm tre për shkak të emigrimit masiv.
“Sa herë kthehem në Shqipëri më dhemb zemra të shoh shqiptarët, të shoh fshatin tim nga malësia e Kukësit që janë braktisur. Lagjia ime në Kukës në vitet ’90 kishte rreth 60 familje, tani kanë ngelur vetëm 3 familje. Dhe fshati po braktiset, të gjithë po ikin. Pasuria e Shqipërisë është fshati dhe nga aty rrjedh prodhimi real. Kjo po zhduket nga kjo politikë shkatërruese“, tha ai.
