Një emigrant komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nuk e jep dorëheqjen për shkak se ka një “kontratë” me ata që e kanë votuar. Ai iu drejtua kryeministrit duke i thënë se kontratën e ka me bandën që ka vjedhur votat. Ai i lëshoi edhe një paralajmërim duke i thënë që të japë sa më parë dorëheqjen se do ta arrestojnë kudo që ai të ndodhet. “Me kë e ke kontratën?
Populli të do në qeli. Ti kontratën e ke bërë me bandën tënde duke vjedhur. I kemi parë të gjitha. Edhe Kosova që është shteti më i ri në Evropë ka bërë zgjedhje sipas të standardeve evropiane. Në një shtet ligjor demokratik ti me kohë duhet të kishe dhënë dorëheqjen. Je akoma në kohë. Jep dorëheqjen njëherë e më parë.
Se ky popull do të të vijë të të arrestojë në Surrel, Kryeministri e kudo që të ndodhesh.” , tha ai.
