Një 25-vjeçar është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer një grabitje më . Sipas njoftimit, arrestimi është bërë pas veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit. Gjatë hetimeve, policia ka arritur të identifikojë dhe më pas të arrestojë personin e dyshuar, E.H., 25-vjeçar.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Burimi:
Bota Sot
