Dy trena dalin nga shinat brenda 24 orësh në Britani/ Ja çfarë dihet

0%

Një tren ka dalë nga shinat pasditen e së premtes në Wickford, Essex, duke shënuar incidentin e dytë të ngjashëm në Britani brenda vetëm 24 orëve. Nga ngjarja e fundit nuk raportohet për persona të lënduar. Bëhet fjalë për një tren të kompanisë Greater Anglia, i cili ishte nisur nga stacioni London Liverpool Street rreth 20 minuta para incidentit.

Dalja nga shinat ndodhi në Wickford, ndërsa autoritetet nisën verifikimet në terren. Policia ka konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar nga incidenti. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në daljen e trenit nga shinat dhe po vijojnë kontrollet për të përcaktuar rrethanat. Ngjarja në Wickford vjen vetëm një ditë pas një tjetër aksidenti hekurudhor në Lewes, Sussex.

Treni doli nga shinat të enjten, duke plagosur 20 persona. Dy prej tyre pësuan dëmtime të rënda, por gjendja e tyre nuk u konsiderua kërcënuese për jetën. Dy incidente të ngjashme të regjistruara në dy ditë radhazi kanë ngritur vëmendjen ndaj sigurisë hekurudhore në Britani, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e secilit rast.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot