Ambasada Britanike përgëzon Kosovën për bashkëpunimin në shkatërrimin

0%

Shtatë anëtarë të një rrjetit kriminal, i cili dyshohet se merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe lehtësimin e kalimit ilegal janë arrestuar ose janë dorëzuar policisë. Shkatërrimi i këtij rrjet u arrit pas masave të marra dhe bashkëpunimit mes autoriteteve të Britanisë së Madhe dhe Kosovës.

Ambasada Britanike në Kosovë ka përgëzuar autoritete ligjzbatuese kosovare, duke theksuar se veprimet e përbashkëta mundësuan shkatërrimin e rrjetit kriminal. “Faleminderit partnerëve tanë nga organet e zbatimit të ligjit në Kosovë për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Duke punuar së bashku, ne ndihmojmë në reduktimin e kërcënimeve kriminale ndaj të dyja vendeve tona”- thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike në Kosovë të datës . Edhe Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar lidhur me shkatërrimin e rrjetit që merrej me falsifikimin e dokumenteve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, ka kontribuar në hetimin dhe luftimin e rrjeteve kriminale të dyshuara për falsifikim të dokumenteve dhe lehtësim të migrimit të parregullt”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të datës .

Mediat britanike njoftuar se anëtarët e një bande kosovare të trafikimit të qenieve njerëzore janë arrestuar dhe operacioni i tyre ka dështuar pas sanksioneve financiare dhe të udhëtimit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

Shtatë anëtarë të rrjetit Krasniqi, me bazë në Ballkan po përballen me drejtësinë për një operacion të madh falsifikimi me të cilin prodhuan dokumente identiteti, pasaporta dhe patenta shoferi për migrantët që mundoheshin të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera.

Dokumentet e sofistikuara ua mundësuan migrantëve të paligjshëm të pretendonin shtetësinë nga më shumë se 50 shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Besohet se ata kanë ndihmuar mijëra migrantë të paligjshëm të udhëtojnë nëpër Evropë. Të dyshuarit, ose u arrestuan, ose u dorëzuan vetë në polici pas vënies së sanksioneve.

Shkatërrimi i bandës u krye pasi Mbretëria e Bashkuar shënjestroi rrjetin nën regjimin e saj të sanksioneve për migracionin e parregullt –-i pari i këtij soji në botë dhe që pasqyron qasjen e ndërmarrë kundër oligarkëve të korruptuar rusë.

Të shtatë personat e kapur përfshijnë Flamur Krasniqin, anëtar i grupit të cilit dyshohet se iu gjetën dokumenteve të falsifikuara; Valon Krasniqin, i cili dyshohet për përfshirje në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; Arif Krasniqin, për të cilin pretendohet të jetë ndërmjetës i grupit që siguronte klientë për shërbimet e tyre.

Në mesin e tyre është Nexhmije Selmanin, e akuzuar për sigurimin e lokaleve të përdorura nga grupi për falsifikim dokumentesh dhe për përfshirje në sigurimin e pajisjeve për falsifikim; Shkëmbim Emërllahun, të cilit dyshohet se i janë gjetur dokumenteve të falsifikuara; Sami Duriqin, të akuzuar për përfshirje në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; dhe Granit Avdylin, për të cilin thuhet se ishte përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe reklamimin e shërbimeve të grupit.

Burimi: Kallxo