I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në një kohë kur, siç citohet, “Kosova është më pranë zgjedhjeve sesa formimit të institucioneve të reja”. Sorensen ka theksuar se themelimi i Asociacionit për Kosovën përbën një obligim që nuk varet nga zhvillimet politike apo zgjedhore në vend.
“Kjo nuk është diçka e re. Bëhet fjalë për një obligim të kahershëm, të përfshirë edhe në Aneksin e Zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit 2023. BE-ja pret që të dyja palët t’i përmbushin të gjitha obligimet e tyre sipas Marrëveshjes së vitit 2023 dhe Aneksit të saj të Zbatimit. Zhvillimet politike apo zgjedhore nuk i ndryshojnë këto obligime”, citohet se ka thënë ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
