Sulmohet dhe kërcënohet mjeku në QMF-në e Pozharanit, reagon Komuna e

0%

Komuna e Vitisë ka reaguar pas një rasti të sulmit fizik dhe kanosjes ndaj një specialisti të mjekësisë familjare në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozharan. Sipas Komunës, rasti ka ndodhur gjatë kujdestarisë së natës, derisa mjeku me inicialet A.Ç. ishte në vendin e punës duke ushtruar detyrën e tij profesionale.

Komuna e Vitisë, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe QKMF-ja e kanë dënuar ashpër rastin, duke e cilësuar si akt të papranueshëm dhe cenim serioz të sigurisë dhe integritetit të punonjësve shëndetësorë. “Nuk mund të normalizohet dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë.

Asnjë pakënaqësi, mosmarrëveshje apo rrethanë nuk e justifikon sulmin fizik apo kërcënimin ndaj mjekut, infermierit apo çdo profesionisti tjetër shëndetësor”, thuhet në reagim. Nga Komuna kanë theksuar se përsëritja e rasteve të tilla është shqetësuese dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas njoftimit, për rastin janë njoftuar edhe institucionet e sigurisë, ndërsa Komuna ka kërkuar që ndaj personave përgjegjës të ndërmerren masat e parapara me ligj. Komuna ka shtuar se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore për të rritur sigurinë e punonjësve shëndetësorë gjatë ushtrimit të detyrës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com