Gazeta Sinjali raportoi më parë për një ngjarje të rëndë në Lipjan, ku një 60-vjeçar u gjet pa shenja jete brenda banesës së tij në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Sinjali mësoi se viktima është Afrim Fehmi Jashanica, 60 vjeç. Familjarët tashmë kanë njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit.
Sipas njoftimit mortor, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më , në varrezat e fshatit Ribarë i Vogël, në ora . “Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Afrim Fehmi Jashanica. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e shtunë, në varrezat e fshatit Ribarë i Vogël, në ora . Allahu e mëshiroftë, ngushëllime familjes Jashanica”, thuhet në njoftim. Rasti ishte raportuar më 13 gusht, rreth orës .
Policia dhe ekipi i Emergjencës kishin dalë në vendin e ngjarjes, ku personeli mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij. Sipas informacioneve të Sinjalit, viktima kishte pasur probleme shëndetësore dhe disa ndërhyrje në zemër.
Megjithatë, për të sqaruar përfundimisht shkakun e vdekjes, Prokuroria kishte urdhëruar inicimin e rastit “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. E rëndë në Lipjan: 60-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij – trupi dërgohet për obduksion Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
