Mbrojtësi shqiptar Besir Iseni e ka nisur në mënyrë të shkëlqyeshme aventurën e tij te skuadra skoceze Livingston. Që në ndeshjen e tij të parë për klubin e ri, Iseni shënoi gol në fitoren 2:0 të Livingstonit në ndeshjen miqësore kundër St. Johnstone. Iseni ishte autor i golit të parë për skuadrën e tij, për epërsinë 1:0. 26-vjeçari Iseni luan në pozitën e mbrojtësit të majtë qendror.
Ndërsa gjatë karrierës së tij më parë ka mbrojtur ngjyrat e Struga TL, Tiranës, Dukagjinit dhe klubeve të tjera, para se të transferohej në Skoci.
