Shqiptari mes të burgosurve më të rrezikshëm në Kili, transferohet në

0%

Autoritetet kiliane kanë zhvilluar një operacion të gjerë sigurie, duke transferuar në një burg të sigurisë së lartë në Talca disa persona të konsideruar si figura kyçe të organizatave të rrezikshme kriminale. Mes të transferuarve ndodhet edhe shqiptari Viktor Gjini, 58 vjeç, i dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar të drogës.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e së premtes, ndërsa të burgosurit janë zhvendosur nga burgjet e Santiago-s drejt burgut La Laguna në Talca. Sipas mediave kiliane, personat e transferuar lidhen me organizata kriminale si Tren de Aragua, Los Pulpos, Los Ñaños, Los Cartier, si dhe me rrjete të mafies kineze dhe shqiptare. Gjini deri më tani mbahej në burgun CDP Santiago Sur.

Sipas hetimeve të autoriteteve kiliane, gjatë vitit 2023 ai dyshohet se drejtonte një grup kriminal që organizonte dërgimin e drogës drejt Holandës përmes portit të Valparaísos, në bashkëpunim me shtetas aziatikë. Hetuesit pretendojnë se shqiptari i kishte ofruar një agjenti të infiltruar 20 mijë dollarë për të fshehur rreth 100 kilogramë kokainë brenda një kontejneri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Operacioni i inteligjencës kishte çuar më pas në arrestimin e tij dhe të personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në rrjet. Në mesin e të transferuarve janë edhe persona të lidhur me organizata të fuqishme kriminale në Amerikën Latine, të dyshuar për vrasje, rrëmbime, zhvatje, trafik droge dhe armësh.

Autoritetet kiliane e kanë cilësuar transferimin si masë për izolimin e figurave me rrezikshmëri të lartë dhe kufizimin e ndikimit të tyre mbi rrjetet kriminale edhe nga brenda burgjeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com