Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Celinë në rrugën Gjakovë-Prizren. Aksidenti ka ndodhur në orën , ku të përfshira ishin dy vetura. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Rreth orës , në fshatin Celinë, në rrugën Gjakovë–Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.Përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.
