Emra të rinj për Skënderbeun, prezantohen futbollistët

0%

Klubi i Skënderbeut vazhdon afrimet në prag të startit të sezonit të ri, me një fokus të veçantë edhe tek emrat e rinj për një projekt afatgjatë. Sot, klubi korçar ka zyrtarizuar firmën me dy lojtarë të rinj, të cilët kanë qenë në provë gjatë këtyre ditëve dhe kanë bindur stafin teknik të skuadrës.

Sulmuesit nigerianë Ahmad Musa dhe Xheremiah Xhunior Thomas u janë bashkuar zyrtarisht korçarëve për edicionin e ri. “KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me Ikon Allah Football Academy, në Nigeri, për të transferuar Ahmad Musa dhe Jeremiah Junior Thomas”, shkruhej në njoftimin e klubit korçar për afrimin e këtyre futbollistëve.

Burimi: Bota Sot