Tre persona janë arrestuar më në Ferizaj, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person në Ferizaj, duke përdorur edhe mjete të forta. Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur më në rrugën “Brigada 161”. “Me datën , rreth orës , në rrugën “Brigada 161”, në Ferizaj, është raportuar një rast i “Lëndimit trupor”.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Nga hetimet fillestare, siç njoftojnë autoritetet, dyshohet se tre personat e dyshuar e kanë sulmuar fizikisht më mjete të forta viktimën A.SH., si pasojë e së cilës ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Policia sqaroi se vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet reaguese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj, ndërsa më pas edhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit dhe kanë mbledhur dëshmi e prova relevante.
Tutje, bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit; D.A., 26 vjeç, dhe A.A., 29 vjeç, janë intervistuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë. Ndërkaq, për të dyshuarin e mitur, A.A., 17-vjeç, është kontaktuar prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 24 orësh.
Rasti, sipas Policisë, është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Policia poashtu sqaroi se për zhvillimet e mëtejshme lidhur me rastin do të kenë raport vijues.
