Një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmë në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, por më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku ka arritur pa shenja jete. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Viti, teksa si rast edhe po hetohet. “Me vendim të prokurorit trupi pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Burimi:
Bota Sot
