Nga sot ndryshon lokacioni për tërheqjen e dokumenteve të shtetësisë

0%

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se, nga e hëna, , do të ndryshojë lokacioni i zyrës për pranimin e vendimeve për fitimin, rifitimin dhe humbjen e shtetësisë me lirim. Sipas njoftimit, zyra e re do të jetë e vendosur në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në katin e parë, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

MPB u bën thirrje qytetarëve që nga kjo datë të drejtohen në lokacionin e ri për kryerjen e shërbimeve përkatëse. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com